Flash News

KRYESORE

Presidenti Macron videomesazh për referendumin: Marrëveshja e Prespës, “zemra” e së ardhmes së Maqedonisë

Presidenti Macron videomesazh për referendumin: Marrëveshja e

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i është drejtuar me anë të një videomesazhi qytetarëve të Maqedonisë, ku i bën thirrje që të mbështesin referendumin e 30 shtatorit, që do të përcaktojë edhe emrin e ri të shtetit.

Macron shpreh besimin e tij të plotë për të ardhmen e vendit dhe në urtësinë e qytetarëve.

Në mesazhin që u publikua nga Ambasada Franceze në Shkup, ndër të tjera Macron thekson rëndësinë e mbështetjes së Marrëveshjes së Prespës, të cilën e vlerëson si “zemrën” e së ardhmes së Maqedonisë. Presidenti thekson se për këtë marrëveshje është pritur 27 vjet dhe se ajo ishte rezultat i guximit të udhëheqësve të të dy vendeve.

Shtetet e Perëndimit dhe ato në rajon kanë dhënë mbështetje maksimale për votën pro në referendum. Edhe Tirana zyrtare ka bërë disa herë thirrje që shqiptarët e Maqedonisë t’i bashkohen masivisht këtij referendumi dhe të mbështesin ndryshimin e emrit. Presidenti Ilir Meta, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë takuar me liderët e shqiptarëve të Maqedonisë dhe kanë dhënë mbështetje për të moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit fqinj.

Të fundit