Flash News

KRYESORE

Presidenti i Maqedonisë refuzon të firmos ligjin për gjuhën shqipe. E kthen për rishikim në Kuvend

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar të dekretojë ligjin për gjuhën shqipe, i cili u miratua nga parlamenti maqedonas pak ditë më parë.

Presidenti Ivanov theksoi se ky ligj është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Ai deklaroi sot se ligjin do ta rikthejë në Kuvend për rishqyrtim.

Ligji do të kthehet në Kuvendin e Maqedonisë por ai pritet të miratohet sërish dhe pas rimiratimit të tij nga parlamentit ligji hynë në fuqi pa pasur nevojë për firmën e Presidentit.

 

 

Të fundit