Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta bën dekretin e parë, ja kujt i jep gradë madhore

Presidenti Meta bën dekretin e parë, ja kujt i jep gradë madhore

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë sot dekretin e parë dhe ka dhënë një gradë madhore.

Përmes një deklarate Presidenca njofton se Meta i ka dhënë gradën “Gjeneral Brigade” Kolonel Bardhyl Myrteza Kollçakut  me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”.

DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

Dekretoj

Neni 1

Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

 

 

Të fundit