All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Presidenti Meta dekoron futbollistët e “Flamurtarit” që lanë gjurmë në ndeshjet e mëdha

All - Paragraf - 1

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot në një të ceremoni të veçantë të mbajtur në teatrin “Petro Marko”, arritjet e ekipit të futbollit “Flamurtari” në vitet 1986-87 si dhe disa nga futbollistët më të spikatur vlonjatë të asaj periudhe.

All - Paragraf - 3

Gjatë ceremonisë në kujtesë së ndeshjeve me “Partizanin” e Beogradit dhe “Barcelonën”, Presidenti Meta dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” ekipin e futbollit “Flamurtari” të vitit 1986-87: “Për rezultatet historike në futbollin shqiptar, veçanërisht në përballjet për kupat e Europës (1986-1987), duke manifestuar vlerat më të mira të sportit tonë, në arenën ndërkombëtare”.

Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu me Titullin “Mjeshtër i Madh” ish-qendërmbrojtësin e shquar vlonjat Kreshnik Çipi me motivacionin: “Për talentin dhe personalitetin e tij të gjithanshëm të treguar në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të rralla si protagonist e kapiten i skuadrës së ‘Flamurtarit’ dhe titullar i ekipit kombëtar”’;

Ish-sulmuesin Sokol Kushta:Për talentin dhe përkushtimin në arritjen e rezultateve të larta në kampionatet kombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare të futbollit tonë.”;

Ish-mbrojtësin Rrapo Taho: “Për profesionalizmin në lojën e suksesshme të tij, duke u bërë një fortesë e pakalueshme e mbrojtjes vlonjate, si dhe për kontributin në ekipin kombëtar.”;

Ish-mesfushorin Latif Gjondeda: “Për aftësitë e tij drejtuese në lojën e futbollit si mesfushor i spikatur i skuadrës ‘Flamurtari’, duke treguar cilësi të larta menaxhimi si një lojtar profesionist i suksesshëm.”

Ish-mbrojtësin Petro Ruci (pas vdekjes): “Për aftësitë e treguara dhe këmbënguljen, në mbrojtjen e skuadrës vlonjate me lojën e spikatur prej profesionisti, ku u shqua për pasionin, përkushtimin dhe suksesin gjatë gjithë karrierës si futbollist.”

Në fjalën e tij me këtë rast Presidenti Meta u shpreh se ekipi i Flamurtarit dhe ‘heronjtë e tij’ në fushë kanë bërë epokë në historinë e futbollit shqiptar.

Meta falenderoi ish-futbollistët Vasil Ruci e Sokol Kushta, me golat e të cilëve u trondit Barcelona, e trajnerët e tyre.

"Jam i kënaqur dhe i lumtur që mund të shpreh përgëzimet më të mira për lojtarët e mëdhenj si: Luan Birçe, Anesti Arapi, Artur Lekbello, Petro Ruci, Rapo Taho, Kreshnik Çipi, Përparim Lushaj, Roland Iliadhi, Alfred Ferko, Alfred Ziaji, Latif Gjondeda, Vasil Ziu, Vasil Ruci, Agim Bubeqi, Sokol Kushta, Eqerem Memushi, Viktor Daullja, e shumë të tjerë. Si dhe trajnerët e tyre: Leonidha Çurri dhe Skënder Elmazi", tha Meta.

 

 

Të fundit