Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta flet për raportin e tij me Edi Ramën

Presidenti Meta flet për raportin e tij me Edi Ramën

Presidenti Ilir Meta ka folur për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama në programin “200” të Nazim Rashidit.

“Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me cilin do”. Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta, duke iu përgjigjur pyetjes gjatë intervistës në televizionin Alsat Maqedoni, mbi raportet që ka me kryeministrin Edi Rama.

 Meta tha se raportet politike me njëri-tjetrin kanë zero ndikim te sjelljet dhe veprimet e tij si president.  

“Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën”, shpreh Meta.

 

Të fundit