Presidenti Meta fut në sherr analistët, debate gjatë emisionit

Analistët Arion Sulo dhe Arjan Vasjari kanë debatuar në emisionin “Real Story” në lidhje me rolin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike. Sipas Sulos, kreu i shtetit është penguar nga qeveria në detyrën e tij, kurse Vasjari mendon se Meta nuk ka qenë në nivelin q ë kërkon Kushtetuta.

Debati

Sulo – Sigurisht se nuk është sot simboli i unitetit kombëtar, sepse ai është në proces shkarkimi nga maxhoranca, Kryeministri ka ngritur një aparat të tëra për ta shkarkuar dhe ti pret unitetin?. Kemi një përplasje mes maxhorancës dhe presidentit.

Vasjari – Neni 86, thotë: Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Sot, a është Zoti Meta uniteti i popullit. Nuk përfaqëson unitetin e popullit.