Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta i thotë Sokol Ballës që të mos zgjohet herët

Presidenti Meta i thotë Sokol Ballës që të mos zgjohet

“Presidenti Ilir Meta nuk do të shkojë te enjten në emisionin Real Story”. Kështu deklaroi për Politiko një burim pranë kreut të shtetit, që la të kuptohet se Meta nuk e ka marrë në konsideratë ftesën e gazetarit Sokol Balla.

Debati në distancë mes Metës dhe Ballës nisi mesditën e së martës në konferencën për shtyp. Pyetjes së gazetarit të Vizion Plus, Thimi Samarxhiu, Meta iu pergjigj duke i përmenduar Sokol Ballës (drejtor i lajmeve ne kete televizion) ish-bashkëshorten që është pjesë e kabinetit qeveritar.

"Kol Balla e di që e ka merak të madh se unë kam konflikt interesi se nëna e fëmijëve të mi është në opozitë. Por të gjithë e dini se Koli nuk ka interes pavarësisht se nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri (Belinda Balluku). Reforma në drejtësi e Edi Ramës ka fytyrën e skandalit të Unazës së Re. Me qindra hallexhinj dhe njerëz janë atje. Kur të dëshirojë ai, tek Sokol Balla të marrë edhe miqtë e tij europianë dhe ta kuptojmë si ishte reforma dhe ramaforma",deklaroi  Meta.

Balla ka deklaruar se studio do të jetë e hapur që në 5:00 të mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Për këtë orarë të pazakonte, gazetari ka njoftuar dhe analistët kryesorë të emisionit: Alfred Lela, Agron Gjekmarkaj, Arjan Vasjari, Eduard Zaloshnja dhe Skënder Minxhozim, që të jenë gati që në agim.

Të fundit