Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta kërkon pajisjen e menjëhershme të studentëve më kartë: Vonesa është e pajustifikuar

Presidenti Meta kërkon pajisjen e menjëhershme të studentëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka konsideruar të pajustifikueshme vonesën e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit”. Nga ceremonia e 10 vjetorit të një prej universiteteve private, Meta theksoi se kjo kartë është “detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës.”

Presidenti foli edhe për ligjin e arsimit të lartë duke theksuar se protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i tij ka probleme, kryesisht në sigurimin e autonomisë dhe pavarësisë financiare të universiteteve publike.

“Reforma në Arsimin e Lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse dhe të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Reforma në Arsimin e Lartë të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika”, është shprehur Meta.

Të fundit