Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta: Kiço Blushi do mbetet përherë në kujtesën tonë

Presidenti Meta: Kiço Blushi do mbetet përherë në

Presidenti Ilir Meta ka qenë ndër të parët politikanë, të cilët përmes rrjetit social “Facebook” kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e publicistit, Kiço Blushi.

Kreu i shtetit shkruan se Blushi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të "Brezit 1970".

“I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të "Brezit 1970": prozator, kineast, publicist dhe botues. Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik. I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!”, deklaron ai.

Ceremonia e percjelljes ne banesen e fundit e të ndjerit do zhvillohet neser (9 shkurt) ora 14:00 në varrezat e Sharrës.

Të fundit