Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta kritikon Ramën: Komunikimi arrogant nuk i ndihmon universitetet

Presidenti Meta kritikon Ramën: Komunikimi arrogant nuk i ndihmon

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama për gjuhën e përdorur ndaj pedagogëve dhe drejtuesve të Universitetit të Tiranës. Meta i bëri deklaratat në Universitetin e Durrësit, ku mori pjesë në analizën vjetore të KLSH-së, duke theksuar se arsimi i lartë po ndeshet me sfida të vështira për shkak të ligjit të ri.

Meta theksoi se komunikimi arrogant nuk ndihmon në konsolidimin e reformave, ndërsa autonominë universitare e konsideroi standard të rëndësishëm për demokracinë e një vendi që dëshiron të jetë anëtar i BE-së.

“Të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj universiteteve, më mbështetës, pasi problemet e arsimit të lartë nuk i takojnë vetëm universiteteve dhe qeverisë, por i takojnë të gjithë shoqërisë. Arsimi i lartë ndeshet ende me sfida të vështira, njëkohësisht edhe në vështirësi për zbatimin e ligjit për arsimin e lartë, por jam i bindur se këto zgjidhen përmes një reflektimi pozitiv nga të gjithë aktorët, larg çdo komunikimi arrogant, i cili nuk na ndihmon për t’i konsoliduar reformat dhe për të përmirësuar impaktin e tyre në shoqëri dhe aq më tepër tek të rinjtë dhe fëmijët tanë. Respektimi i autoniomisë universitare dhe lirive akademike është një standard i rëndësishëm për demokracinë e një vendi që dëshiron të jetë anëtar i barabartë në Bashkimin Europian”, është shprehur Meta.

Të fundit