Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta ndjek nga afër stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike “Ushtari Eagle 17”

Presidenti Meta ndjek nga afër stërvitjen e përbashkët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, vizitoi Bazën Ushtarake Detare të “Kepit të Palit” në kuadër të “Ditës së Vizitorëve të Shquar”, ku ndoqi dhe u njoh nga afër me stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike “Ushtari Eagle 17”.

Gjatë kësaj veprimtarie stërvitore ku ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman MBE, Shefi i Shtabit të Britanisë së Madhe, Chief Marshall Sir Stuart Peach, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, etj. të pranishmit u prezantuan dhe u njohën me programin e stërvitjes duke ndjekur demonstrimin në terren të operacionit ushtarak shqiptaro-britanik si aleatë në kuadër të NATO-s.

Në prononcimin e tij për mediat e pranishme, Presidenti i Republikës, ndër të tjera u shpreh: “Ishte një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë në këtë stërvitje të përbashkët ‘Ushtari Eagle 17’.

Akoma më kënaqësi është që në këtë vizitë, përveç trupave britanike, merr pjesë edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Chief Marshall Peach.

Dua të theksojë kënaqësinë tonë për këtë bashkëpunim të shkëlqyer midis Forcave tona të Armatosura dhe Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, pasi Britania e Madhe ka një rol të jashtëzakonshëm në aleancën ku ne bëjmë pjesë, në NATO”.

Meta po ashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimiit ndërmjet forcave ushtarake të dy shteteve.

Të fundit