Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta nga Berati: Duhet vëmendje, situata drejt përkeqësimit

Presidenti Meta nga Berati: Duhet vëmendje, situata drejt

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në Berat, duke parë nga afër situatën e shkaktuar nga përmbytjet për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum. Ndalesa e parë e Presidentit Meta ka qënë në konviktin e shkollës së mesme industriale "Stiljano Bandilli", ku janë strehuar familjet rome që  u prekën nga përmbytjet.

Më pas, Meta është ndalur në prefekturën e qarkut Berat, ku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe shtabin e emergjencave civile. Prefekti i qarkut Harilla Dafa e ka njohur me situatën e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Beratit.

“Edhe pse Osumi është qetësuar pasojat kanë qenë serioze dhe aktualisht kemi banorë të përmbytur që janë strehuar nga bashkia por kemi edhe dëme të shkaktuara në banesa dhe biznese.  Kjo situatë e krijuar kërkon vëmendje sepse dimri po bëhet më i vështirë dhe i paparashikueshëm”, është shprehur Meta.

 

Të fundit