Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Bahreinit

Ambasadori i Bahreinit, Ebrahim Yusuf Al-Abdullah ka paraqitur letrat kredenciale para  Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Presidenti Meta ka pranuar letrat duke vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e konkretizimit dhe intensifikimit të tyre.

“Heqja e menjëhershme e vizave, në mënyrë reciproke midis dy vendeve, është domosdoshmëri për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat, sidomos në ekonomi e turizëm”, nënvizoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Bahreini i ka dhënë Kosovës dhe integrimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Të fundit