Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta reagon për protestën në Kukës: Të shmanget dhuna dhe të normalizohet situata

Presidenti Meta reagon për protestën në Kukës: Të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për protestën në Kukës, ku nuk munguan përplasjet midis policisë dhe qytetarëve që kundërshtojnë taksën për ‘Rrugën në Kombit’.

Në reagimin thuhet: Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në Rrugën e Kombit dhe keqardhjen për personat e lënduar gjatë protestës së sotme. Ai bën thirrje për evitimin e dhunës për vetëpërmbajtje dhe dialog e mirëkuptim me qëllim  normalizimin e situatës dhe kthimin e levizjës normale të automjeteve dhe qytetarëve në pritjë.”

Për ngjarjet në Kukës reagoi edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se “ky është populli që Rama përçmon, kjo është revolta që Rama thotë se nuk ekziston, ky është populli që Rama tha se nuk ngrihet dot”.

Përplasja në Kukës, Rama paralajmëron kundërpërgjigje ndaj protestuesve: Do të merrini përgjigjen e merituar

Protesta në Kukës/ Berisha: Populli i thotë jo ‘plaçkës Rama’! Kryemadhi: Kryeministri po kënaq oligarkët 

Të fundit