Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Presidenti Meta rrëzon kërkesën e Shahinit për shkarkimin e Mynyr Konit
Presidenti Ilir Meta ka rrëzuar propozimin e Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahinit, për shkarkimin nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Në faqen zyrtare të Presidencës Meta njofton se:
Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8, 10 të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, pasi shqyrtova propozimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr.4158/2 prot., datë 12.04.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.1169 prot., datë 15.04.2019,
Dekretoj;
Neni 1
Rrëzimin e propozimit nr.4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Neni 2
Vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas Dekretit të Presidentit të Republikës nr.9609, datë 26.05.2016.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 11183
Meta rendit arsyet se përse ka marrë këtë vendim. Ndërsa i përgjigjet kërkesës së Ministres Shahini;
"Presidenti i Republikës, vlerëson se në kushtet aktuale, bazuar në propozimin e bërë, marrja e një vendimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, do të cenonte rëndë dhe, në tërësi, autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike të vendosur dhe të mbrojtur nga Kushtetuta, por dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, pasi ushtrimi i kompetencave kontrolluese nga Ministri i Arsimit në këtë rast për gjithë sa u parashtrua më sipër nuk është kryer në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente".
Kujtojmë që Ministrja e Arsimit, Besa Shahini pezulloi nga detyra me 13 prill Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe i kërkon Presidentit Meta zyrtarisht shkarkimin e tij. Ajo dekalaroi se drejtuesi i univesitetit është bërë pengesë për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë dhe nuk ka zgjidhur problemet e krijuara në institucionin që ai drejton.
“Unë nuk kam në dorë asnjë mjet ligjor për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës, përveç se të pezulloj Rektorin dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës shkarkimin e tij, që t’i hapim rrugë reformës së domosdoshme në Universitetin e Tiranës. Na duhet një frymë bashkëpunimi mes studentëve, pedagogëve e udhëheqësve të universitetit, udhëheqësve mes tyre apo edhe me ne si ministri, gjë që është bërë e pamundur në Universitetin e Tiranës”, shprehet Ministrja e Arsimit.
Ky vendim i Ministres Shahini ishte paralajmëruar nga Kryeministri Rama, i cili bëri përgjegjës Rektorin Koni për moszgjidhjen e problemeve të shfaqura nga studentët gjatë protestave të Dhjetorit. Rama e fajëson atë për shpërdorim të autonomisë së universitit, bllokim të sistemit elektronik dhe bibliotekës dixhitale, si dhe abuzime me kompetencat administrative që nuk i takojnë me ligj.