Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta: Shqiptarët kanë nevojë për dialog dhe t’u dëgjohet zëri

Presidenti Ilir Meta ka një mesazh për politikën shqiptare, ndërsa mendon se shqiptarët kanë nevojë për dialog dhe që zëri i tyre të dëgjohet. Në Facebook, ai shkroi gjithashtu se shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi të konsoliduar.

“Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimmarrjen dhe destinacionin evropian të vendit.

Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirëse dhe më shpresëdhënëse. Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar! “, shkroi ai në profilin tij.

Të fundit