Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta shtrëngon duart me klerikët e lartë; puthje vetëm për njërin

Presidenti Meta shtrëngon duart me klerikët e lartë; puthje

Ilir Meta pas betimit dhe fjalimit të parë si President i Republikës së Shqipërisë është pozicionuar në hyrje të Presidencës për të shtrënguar duart me të pranishmit. Ndër ta edhe me krerët e komunitetëve fetare të cilët janë ndalur me radhë shkurtimisht për t'i uruar suksese kreut të ri të shtetit.

Meta ka qenë formal dhe kordial me përfaqësuein e Kishës Katolike dom Gjergj Metën, ipeshkvin e ri të dioqezës së Mirditës, kryegjyshin baba Mond Brahimaj dhe imain Skënder Bruçaj, kreu i KMSH. I pari në radhë ka qenë Hirësia e Tij, Janullatosi, kreu i Kishës Ortodokse, për të cilin Presidenti i ri ka rezervuar takimin më të përzemërt duke e puthur në të dy faqet, një zakon i njohur ballkanik për burrat.

Ilir Meta, ndryshe nga Kryeministri ka qenë gjithmonë më i kujdeshëm në marrshëniet me Greqinë duke e cilësuar atë si partner strategjik. Athina zyrtare ka parë drej tij me simpati pas kthesës pro turke të Ramës.

Të fundit