Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta vendos se ku do të kalojë pushimet

Presidenti Ilir Meta ka vendosur se ku do t’i kalojë pushimet e tij verore. Ai ka zgjedhur Bashkinë Pustec, aty ku bashkë me autoritetet çelën sot sezonin turistik.

“Ftoj turistët vendas dhe të huaj të shijojnë bukuritë natyrore e të pakonkurrueshme të kësaj zone, veçanërisht të liqenit të Prespës, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe gatimet tradicionale. E mahnitshme Kisha e Shën Marisë në ishullin e Maligradit. I uroj sezon të mbarë turistik Bashkisë së Pustecit, ku kam vendosur të kaloj disa ditë gjatë pushimeve verore”, shkruan presidenti Meta teksa ka publikuar dhe fotot.

 

Të fundit