Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta vizitë në familjen e Azem Hajdarit: Çeli epokë të re për Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot pasdite një vizitë në familjen e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari.

Në njoftimin Presidencës thuhet se Meta vlerësoi rolin historik të Azem Hajdarit në frymëzimin e Lëvizjes Studentore dhe Lëvizjes së Dhjetorit duke çelur një epokë të re për Shqipërinë.

Homazhe për Azem Hajdarin u kryen edhe nga Partia Demokratike në monumentin e ngritur pranë vendit ku u vra ish-deputeti.

Të fundit