Flash News

KRYESORE

Presidenti Nishani rrëfen për "çimkën" që i vendosi Saimir Tahiri

Presidenti Nishani rrëfen për "çimkën" që i

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar gjatë një interviste per Berat Buzhalen se në lidhje me përgjimet që i janë bërë atij dhe familjes së tij është faktuar çdo gjë.

Ai jo vetëm është ndjerë i përgjuar nga Ministria e Brendshme kur drejtohej nga Saimir Tahiri, por edhe ka vërtetuar se kjo paligjshmëri ka ndodhur.

“Situata ka qenë serioze për fat të keq. Ka pasur përfshirje të Ministrisë së Brendshme. Informacionet kanë qenë se kam qenë në përgjim, unë familja dhe të afërmit e mi”, shprehet kreu i shtetit, i ftuar në emisionin “Komiteti”.

Presidenti në detyrë thotë se ka informacione nga institucionet, e madje është bërë edhe kundërzbulim që ka faktuar prezencë të përgjuesve.

“Hetimet për këtë çështje – vijojnë – thotë Nishani, por shton se pajisja përgjuese duhej të ishte dorëzuar. “Fakti që nuk u dorëzua pajisja e ka dëmtuar procesin”, theksoi ai.

Të fundit