Flash News

KRYESORE

Presidenti Nishani thyhen heshtjen, dekoron aktorin e shquar Çun Lajçi, me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti në detyrë, z. Bujar Nishani, ka firmosur dekorimin e aktorit të shquar kosovar Çun Lajçi, me titullin “Mjeshtër i Madh”.  Pas një heshtjeje të gjatë, afër një mujore, dhe pas kritikave të shumta që mori pas dekorimit të 31 artistëve me titujt e lartë “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi  Kombit”, ky është titulli i parë që jep Presidenti pas 23 qershorit.

Edhe pse njoftimi për dekorimin e tij nuk është bërë publik është portali “Kultplus” që lajmëron se Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin kosovar Çun Lajçi, për kontributin e tij të çmuar për veprimtarinë e tij profesionale si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Kinematografisë shqiptare në përgjithësi: për realizimin e rreth 200 roleve në teatër dhe mbi 30 role në filma të ndryshëm artistikë në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Kroaci, Serbi, Holandë…

Dhe po në këtë dedikim është spikatë edhe roli i Çun Lajçi në vitet e 90-ta, i cili është treguar me rolin e tij “Kosova djep lirie”.

Pak minuta me vone aktori i shquar ka reaguar ne facebook: "Njoftoj miqtë e mi se mora lajmin nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë për dekorimin tim "Mjeshtër i madh" në lëminë e atirt teatral e kinematigrafik.

Faleminderit Shqipëri."

Të fundit