All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Presidenti i përbashkët”, Ambasada e SHBA kundër Edi Ramës: Jemi të zhgënjyer; Shqipëria dhe Kosova të jenë fqinjë të mirë

All - Paragraf - 1

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Kuvendin e Kosovës, ku kërkoi një president të përbashkët midis dy vendeve. Ambasada shprehet se është e zhgënjyer nga deklarata e Ramës, pasi gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje.

All - Paragraf - 3

Në reagimin e amerikanëve bëhet e qartë se shqiptarët dhe kosovarët duhet të jenë fqinjë dhe vetëm fqinjë të mirë.

“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Edhe Këshilli Europian reagoi kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama.

Sa real është propozimi i Edi Ramës për ‘Konfederatën Shqipëri-Kosovë’? Sot nuk ekziston në botë, eksperimenti i fundit ai midis Serbisë dhe Malit të Zi

Të fundit