Flash News

E-TJERA

Presidenti po e mendon, ajo e quan marrëzi

Presidenti po e mendon, ajo e quan marrëzi

Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka komentuar opsionin sipas të cilit Kushtetuta e lejon Presidentin Nishani te mos e dekretojë Fatmir Xhafajn si Ministër të Brendshëm.

Ajo i cilësoi marrëzi akuzat se Xhafaj ka qenë hetues që ka persekutuar dhe torturuar njerëz në kohën e diktaturës.

Në një intervistë për Televizionin Ora News, Spiropali foli për “një mazhorancë shumë të qartë, kemi numrat, Kushtetutën e Shqipërisë e cila tregon qartë se si mandatohen ministrat. Do të ishte shumë e këshillueshme që Presidenti i Republikës, me gjithë respektin, të mos e ndjekë zotin Basha në këtë marrëzi por të respektojë Kushtetutën e vendit dhe të lejojë formimin normal, dekretimin normal të qeverisë së re”. 

Të fundit