Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekreton qeverinë e re “Rama 2”
Ashtu siç pritej, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama një ditë pas dërgimit të propozimit. Dekreti PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, vjen në mbështetje të nenit 93 dhe 96 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, i hap udhë votimit nesër në parlament. Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka depozituar dje në Presidencë propozimet për kabinetin e ri qeveritar. Janë 14 emra përveç të kryeministrit që janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, ndërsa të hënën Rama ka paralajmëruar prezantimin në Kuvend të programit të qeverisë dhe emrave të kabinetit të ri. Ja lista e plotë të emrave dhe emërtimeve të ministrive:
- Edi Rama- Kryeministër
- Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre
- Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;
- Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes
- Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm
- Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë
- Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
- Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë;
- Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës
- Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
- Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale
- Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
- Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën;
- Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.