Flash News

KRYESORE

Presidenti shkarkon qeverinë pas protestave masive në Kili

Presidenti i Kilit Sebastian Piñera ka shkarkuar qeverinë për ta zëvendësuar atë me një kabinet të ri pas protestave masive të nisura prej një jave në Santiago.

Si shkak i protestave të dhunshme me policinë kanë humbur jetën 19 protestues dhe janë plagosur qindra të tjerë.  

Protestuesit, të cilët morën shkas fillimisht nga rritja e çmimit të biletës së metrosë, kërkojnë dorëheqjen e presidentit, por ky i fundit ka vendosur që të shkarkojë vetëm ministrat, por jo të largohet vetë nga detyra.

"Unë i kam informuar ministrat e mi në mënyrë që të ringremë kabinetin e ri për t'iu përgjigjur kërkesave të reja," tha presidenti, ndërsa siç shkruan BBC, ende nuk është e qartë se çfarë forme do të marrë riorganizimi.

Më shumë se një milion njerëz u bashkuan në një tubim paqësor të premten në kryeqytetin Santiago, duke bërë thirrje për drejtësi sociale, por prej një javë ka patur edhe përplasje të dhunshme me policinë.

Të fundit