Flash News

KRYESORE

Presidenti Shqiptar takohet me kryetarin e Komunës Ulqin, ndihma që kërkoi ai nga Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Ulqinit njëherësh edhe kryetarin e “Forca Demokratike” Nazif Cungu.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e shtimit të pikave  të kalimit kufitar në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë, sidomos në Sukobinë-Moriqan e kryesisht për kalimin e mallrave.

Presidenti i kushtoi rëndësi edhe përhapjes së madhe të shqiptarëve të Malit të Zi për partitë shqiptare si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato vendore dhe se ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Kryetari i Komunës së Ulqinit kërkoi ndihmën e Presidentit për të ndikuar në autoritetet qendrore të Malit të Zi për të përmirësimin e ligjit zgjedhor për të bërë të mundur përfshirjen e sa më shumë shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.

Të fundit