Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Presidenti Thaçi i pari që reagon pas lirimit të Ramush Haradinajt
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pari zyrtar i lartë që reagon pas vendimit të Gjykatës së Colmar për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Duke e konsideruar një lajm të mirë për të gjithë Kosovës, Thaçi thekson se vendimi i sotëm vërteton edhe njëherë tjetër se shpifjet e Serbisë kundër UÇK-së nuk përfillen nga bota demokratike.
“Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.
Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”, ka deklaruar Thaçi.
Gjykata franceze vendosi të rrëzojë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt, duke e lënë të lirë kreun e AAK-së.