Flash News

KRYESORE

Presidenti Trump anulon samitin me liderët e G7-ës për shkak të koronavirusit

Presidenti Trump anulon samitin me liderët e G7-ës për shkak

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar samitin mes liderëve të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës që e gjithë bota po kalon me përhapjen e koronavirusit.

Samiti ishte parashikuar të mbahej në qershor, në Kamp Dejvid, pranë Uashingtonit.

Lajmi u njoftua nga presidenti amerikan në një konferencë live përmes skype, zhvilluar të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow, i ka njoftuar homologët e tij për këtë vendim.

"Në mënyrë që secili vend t'i përqendrojë të gjitha burimet e tij në përgjigjen ndaj sfidave shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19 dhe në drejtimin e Presidentit Trump, Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe SHERPA amerikane për G7 2020, Larry Kudlow ka njoftuar kolegët e tij se Samiti i Liderëve të G7 SHBA që  ishte vendosur të mbahej në qershor në Camp David tani do të zhvillohet me anë të tele-konferencës ", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere në një prononcim për Reuters.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu informoi anëtarët e tjerë të G7 se për të vazhduar koordinimin e ngushtë, Presidenti do t’i ftojë liderët përmes konferencës virtuale në prill dhe maj.

Shtëpia e Bardhë e sheh ndryshimin si pjesë e përpjekjeve për zbutjen e përhapjes së virusit. Vendet pjesëmarrëse në samit zakonisht dërgojnë delegacione të mëdha me udhëheqës  dhe gazetarë nga e gjithë bota.

Synimi i Trump është përqëndrimi i takimit për G7 në ekonomi, duke shmangur temat tradicionale që shpesh kryesojnë axhendën, siç është ndryshimi i klimës.

G7 është i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Japonia, Kanada, Franca, Gjermania, Britania, si dhe Bashkimi Evropian.

Burimi: Reutres

Të fundit