Flash News

KRYESORE

Presidenti Trump publikon emrin e kandidatit për postin e ambasadorit në Shqipëri

Presidenti Trump publikon emrin e kandidatit për postin e ambasadorit

Presidenti Donald Trump lajmëroi sot se dëshiron që të emërojë Yuri Kim, si ambasadoren e re e jashtëzakonshme dhe të plotfuqishme të Republikës së Shqipërisë.

Zonja Kim nga Guami, ka bërë karrierë në Shërbimet e Jashtme, eksperte në këshillim dhe ka punuar në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës së Punës të Evropës Jugore.

Më herët ajo ka qenë drejtoreshë e qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimet Diplomatike, shefe e stafit në Sekretariatin e Shtetit dhe drejtoreshë e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjet Politiko-Ushtarake.

Ajo gjithashtu ka shërbyer si asistente speciale tek asistenti i Sekretarit të Shtetit për çështjet e paqësorit dhe të Azisë lindore.

Dhe si anëtare e delegacionit të SHBA në bisedimet gjashtë -partiake për të përfunduar programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Ajo ka punuar si këshilltare politike në ambasadën e SHBA-së në Bagdad dhe në ambasadën e SHBA-së, në Ankara. Ka një master Filozofie në universitetin “Cambridge”. Përveç anglishtes ajo flet gjuhët koreane, mandarin, japonisht dhe turqisht.

Të fundit