Flash News

KRYESORE

Presidentja e KE-së: BE-ja dhe Britania do të ngelen mike të ngushta

Presidentja e KE-së: BE-ja dhe Britania do të ngelen mike të

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian do të jenë mike të ngushta, por jo të afërta si dikur. Mbretëria e Bashkuar është afër finalizimit të daljes nga unioni. Von der Leyen e bëri deklaratën përpara se të takonte kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Ajo paralajmëroi se nuk ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare deri në fund të vitit 2020. Kryeministri britanik ka thënë disa herë që marrëveshja për Brexit do të finalizohet deri në dhjetor të vitit 2020.

“BE-ja është e gatshme të negociojë me ambicie për partneritet me Britaninë, por bisedimet do të jenë intensive. Shpresoj në arritjen e një marrëveshjeje të bazuar në tarifë zero dhe kuotë zero, por pa lëvizje të lirë, nuk mund të ketë liri të lëvizjes së kapitalit dhe shërbimeve.

Pas finalizimit të daljes, ne do të vazhdojmë të jemi miq të ngushtë, por jo të afërt si dikur”, tha von der Leyen.

Ligjvënësit britanikë miratuan planin për daljen nga unioni të kryeministrit, Boris Johnson më 20 dhjetor, vetëm tetë ditë pasi Partia Konservatore fitoi zgjedhjet e përgjithshme në këtë shtet.

Të fundit