Flash News

KRYESORE

Presidentja e re e KE 'bashkon' Ramën dhe Bashën: Grua europeiste, shpresë për Shqipërinë

Presidentja e re e KE 'bashkon' Ramën dhe Bashën: Grua

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë uruar Ursula von der Leyen, pas zgjedhjes si kryetare e Komisionit Europian në vend të Jean Claude Juncker. Të dy politikanët shqiptarë, shprehen se zgjedhja e saj është lajm i mirë për vendin, që pret të hapë negociatat në Tetor.

Basha shkon më tej duke argumentuar se gjermania është “një lidere me besim të fortë në erat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual”.

“Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur”, shkruan Rama në Facebook.

“Urimet më të ngrohta për Presidenten e re të Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në erat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë!”, shkruan Basha Tëitter.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes mori 383 vota për postin e ri në krye të Komisionit Evropian kur nevojiteshin 374 ndërsa 327 u deklaruan kundër saj.

Të fundit