Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Presidentja e re e KE 'bashkon' Ramën dhe Bashën: Grua europeiste, shpresë për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë uruar Ursula von der Leyen, pas zgjedhjes si kryetare e Komisionit Europian në vend të Jean Claude Juncker. Të dy politikanët shqiptarë, shprehen se zgjedhja e saj është lajm i mirë për vendin, që pret të hapë negociatat në Tetor.
Basha shkon më tej duke argumentuar se gjermania është “një lidere me besim të fortë në erat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual”.
“Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur”, shkruan Rama në Facebook.
“Urimet më të ngrohta për Presidenten e re të Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në erat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë!”, shkruan Basha Tëitter.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes mori 383 vota për postin e ri në krye të Komisionit Evropian kur nevojiteshin 374 ndërsa 327 u deklaruan kundër saj.
- Ka një foto të Sorosit me shefen e re të Komisionit Europian!!! Ursula, do ta nxjerrin një ditë edhe në Tiranë; si fletërrufetë dikur
- Ursula Von der Leyen zgjidhet presidente e KE. Pro hapjes së negociatave për Shqipërinë