Flash News

KRYESORE

Presidentja kroate uron Krishtlindjet, kritikohet pasi mediat i vënë në dukje një detaj   

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq është kritikuar në media pasi postoi në rrjetet sociale një urim për festën e Krishtlindjeve.

Presidentja u kritikua pasi ka postuar të njëjtën foto të një viti më parë, teksa pozon pranë një bredhi të stolisur.

Ndryshimi i vetëm i fotos është fakti se kjo e fundit është ripostuar pak më e zmadhuar se një vit më parë.

Ndëkrohë, Kitaroviq do të përballet me 5 janar me Zoran Milanovic në raundin e dytë të zgjedhjeve për president në Kroaci. Milanovic doli fitues në raundin e parë.

Të fundit