Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Presioni i Donald Lu-së shtrihet në mediat e huaja, deklarata për krimin e organizuar pasqyrohet nga gjigantët amerikanë
“Ne mendojmë se është koha që qeveria shqiptare t’i deklarojë luftë krimit të organizuar”, këto fjalë të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donal Lu nuk kanë shkaktuar tronditje dhe reagime vetëm në Shqipëri, por janë pasqyruar nga mediat e mëdhaja amerikane.
Fillimisht, deklarata e Lu-së është pasqyruar në Associated Press dhe më pas është shpërndarë me shpejtësi nga mediat e tjera. Duke iu referuar ‘AP’, lajmi është publikuar nga Fox News, The New York Times, The Washington Post, Star Tribune, Abc News dhe shumë media dhe portale të tjera amerikane, raporton Politiko.al.
Nuk është hera e parë që Donald Lu bën deklarata të forta, por është e para herë që mesazhet e tij gjejnë shtrirje të tillë në mediat e SHBA-së, ndonëse ai është një prej gati 200 ambasadorëve që Uashingtoni ka në të gjithë botën.
Janë katër klane dhe 20 familje që kontrollojnë krimin e organizuar në Shqipëri, tha ndër të tjera ambasadori Lu, duke kërkuar goditjen e tyre dhe zbatimin e ligjit të vetting-ut.
Ambasada Amerikane në Tiranë prej disa ditësh ka nisur një fushatë intensive ku kërkon goditjen e krimit të organizuar, ndërkohë të shtunën e kaluar, Lu foli për rrëzimin e qeverive në demokraci kur ato nuk u përgjigjen kërkesave të popullit.