Flash News

KRYESORE

Presioni i qytetarëve dhe opozitës detyron AMA-n të tërhiqet

Ditën e sotme, pas presionit të qytetarëve dhe kërkesës së opozitës, Autoriteti i Mediave Audiovizive u detyrua të riktheje transmetimin analog.

Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit për mbylljen e frekuencave analoge. Në kërkesën e Kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi për AMA-n theksohet që afati të shtyhet deri në mundësimin e dekoderave për të gjitha familjet shqiptare. Kërkesa për shtyrjen e afatit është firmosur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komisionin e Medias.

Në letër thuhet se: “Ndërprerja e transmetimeve televizive është, ndër të tjera, një shkelje e hapur e të drejtës kushtetuese për informim, siçparashikohet në nenin 23 të Kushtetutës së Shqipërisë dhenenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Kujtojmë që ditën e djeshme dhe sot, pati dyndje e rradhë të gjata të qytetarëve të cilët prisnin në dyqane për blerjen e dekoderëve.

Të fundit