Flash News

KRYESORE

Presioni ndaj mediave, Veliaj 'dhëmbë për dhëmbë' me Metën; i kujton historinë e 7%-shit

Presioni ndaj mediave, Veliaj 'dhëmbë për

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Presidentit Meta referuar presionit mediatik përmes SMS-ve të bërë ndaj Ylli Ndroqit, dhe ish- drejtoreshës së informacionit të ORA News, Beti Njuma.

Veliaj është treguar i pakursyer ndaj Presidentit, kur i kujton atij historinë e tij të 7 përqindëshit me të cilën mund ta mbajë gjallë një media, duke iu referuar kështu videos së famshme të Dritan Priftit.

“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.

Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!”, shkruan me ironi kryebashkiaku Veliaj.

Të fundit