Flash News

KRYESORE

Prestigjozja “TIME”: Dua Lipa një nga lideret e së ardhmes

Prestigjozja “TIME”: Dua Lipa një nga lideret e së ardhmes
Në krye të shumë klasifikimeve britanike kohët e fundit ka qenë këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe duket se për një kohë të gjatë do të qëndrojë  jo vetëm në majë të këtyre klasifikimeve. Sipas prestigjiozes “Time” Dua është klasifikuar si një  nga lideret e së ardhmes në muzikë.  Këtë lajm e ka dhënë vetë këngëtarja e cila nëpërmjet një video të shpërndarë në  Instagram ka falënderuar “Time” “Faleminderit ‘TIME’ që më zgjodhët si një nga lideret e ‘Brezit të Ardhshëm në Muzikë’ në 2017-ën. Ndihem shumë e nderuar!”- shprehet Dua Lipa. Lipa konsiderohet si një histori frymëzimi në muzikë, e cila nga një vend i vogël si Kosova u kthye ne një lider të muzikës Pop.  

Të fundit