Flash News

KRYESORE

Pretenca e Prokurorisë për Salianjin/ PD: Asnjë surprizë; të vendosur për të ndjekur linjën e kryeministrit Rama

Pretenca e Prokurorisë për Salianjin/ PD: Asnjë surprizë;

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka reaguar pas pretencës së prokurorisë për ish-deputetin Ervin Salianji lidhur me çështjen ‘Babale’.

Përmes një deklarate për mediat, Spaho thekson se nuk është surprizuar nga pretenca e prokurorisë, duke e konsideruar si një vendim politik.

Duke kujtuar rastin e vëllait të Fatmir Xhafajt dhe largimin e tij në Itali, Spaho thotë:

“Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integritet, do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafa brenda 24 orësh në Itali, do të duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri Kryeministri i vendit dhe deklaroi që “ishte regjistrim falso”.

Reagimi i plotë

“Nuk pati asnjë surprizë nga pretenca e Prokurorisë, të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, madje dhe qesharake.

Nga sa kuptuam nga referimi i Prokurorisë viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafa, ish ministri i Brendshëm i maxhorancës. Konkluzion të cilin e konfirmoi edhe avokati i tij. Një akuzë e mbrojtur nga prokurorë politikë, veçanërisht nga prokurori Kolë Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës i cili mendon të kalojë vetingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj.

Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integritet, do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafa brenda 24 orësh në Itali, do të duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri Kryeministri i vendit dhe deklaroi që “ishte regjistrim falso”.

Jetojmë në një vend të cilit i kërkohet që të hetojë dhe të vejë pas hekurave lidhjet e krimit të organizuar, trafikantëve në nivelet më të larta qeveritare.

Në fakt me gjyqin e sotëm pamë sesi trafikantët, mafia, krimi i organizuar në bashkëpunim me nivelet më të larta qeveritare përpiqen të dënojnë denoncuesit, ata të cilët sakrifikojnë edhe integritetin personal në interes të vendit dhe të kësaj qeverie.”

Të fundit