Flash News

KRYESORE

Pretenca për Emiljano Shullazin, 150 policë ‘blindojnë’ Gjykatën e Krimeve të Rënda

Pas pak minutash pritet të nisë pretenca për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit. Siç duket edhe nga foto e publikuar nga Ora News, masa të rrepta sigurie janë marrë nga policia, e cila ka ‘blinduar Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Në ambientet e gjykatës mësohet se të pranishëm janë rreth 150 efektivë policie, FNSH edhe drejtues policie të Tiranës.

Pretenca pritet me interes pasi dosja ‘Shullazi’ shkaktoi një kaos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kujtojmë se pak ditë më parë, 11 prokurorë refuzuan të përfaqësonin akuzën, pas largimit të të Elisabeta Imerajt, e cila u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë si dhe Eneid Nakucit, për arsye shëndetësore.

Po ashtu, javën që kaloi u caktua një tjetër grup i përbërë me 4 prokurorë lidhur me këtë dosje, grup i kryesuar nga vetë Donika Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Po ashtu, Gentian Osmani u zbardh si prokurori tjetër pjesë e grupit, ndërsa dy të tjerët nuk janë identifikuar ende.

Dje, ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për çështjen ‘Shullazi’, ku në një prononcim për ‘Zërin e Amerikës’ thotë se “populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada shton se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Të fundit