Flash News

KRYESORE

Prezantimi i 100 produkteve të reja nga Samsung në 'Forumin 2020'

Malta ka pritur për herë të parë një event të Samsung, Forumin 2020 bë Valleta me rreth 3000 delegatë nga e gjithë bota.

Gjatë një vizite, në Samsung Forum 2020, i cili po mbahet për herë të parë në "Qendrën e Konferencës Mesdhetare (MCC) në kryeqytet, në Valleta, mund të shihje fjalën e fundit të teknologjisë dhe risitë e fundit nga Samsung.

Forumi me rreth 3,000 delegatë nga e gjithë bota, prezantoi veçanërisht linjën e re evropiane të televizorëve dhe pajisjeve të audios për vitin 2020. Historia dhe shkëlqimi i 'Qendrës së Konferencës Mesdhetare', ishin faktorët vendimtar që e shtynë Samsung të zgjedhë Maltën si destinacionin e tyre për Forumin e vitit 2020.

Madje edhe ministrja e Turizmit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Julia Farrugia Portelli, ka folur për rëndësinë e teknologjisë duke i vënë theksin se si teknologjia është një faktor vendimtar në industrinë e turizmit:

"teknologjia po lidh turistët në të gjithë botën dhe është një mjet thelbësor me të cilin vendi ynë mund të promovohet".

Samsung, ka fokus kryesor dhe është plotësisht i përkushtuar në krijimin e teknologjisë pionere që plotëson nevojat në zhvillim të konsumatorëve.

Risitë e reja inovatore të televizorëve dhe pajisjeve audio i ofrojnë konsumatorëve veçori të lidhura, me përvojën më interaktive dhe domethënëse të mundshme.

 

Të fundit