Flash News

KRYESORE

Prezantohen skenarët për projektin e HEC Skavica nga Balluku

Prezantohen skenarët për projektin e HEC Skavica nga Balluku

Është hedhur hapi i parë për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, që sipas Ballukut është një projekt me impakt të madh jo vetëm në sektorin energjetik, por në gjithë ekonominë e vendit.

Sot paradite në mjediset e qendrës COD, në praninë e kryeministrit Edi Rama, është bërë prezantimi i skenarëve për Zhvillimin e Projektit për “Hidrocentralin Skavica”.

Në fjalën e saj Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e konsideroi këtë hap të parë si një ëndërr shumëvjeçare e hedhur si ide që në vitet ’60-të, e risjellë në vëmendje herë pas here, por pa arritur asnjëherë finalizimin e projektit të saj.

“Skavica ofron optimizimin e kësaj kaskade, duke bërë që 3 hidrocentralet e tjera të optimizojnë prodhimin e tyre, duke e rritur minimalisht deri në 80 GËh. Është e rëndësishme të theksohet, që sot nis ky proces me synimin, që brenda këtij viti ne të realizojmë një garë të hapur, transparente dhe ndërkombëtare, ashtu siç qeveria shqiptare bën, brenda muajit tetor, për të arritur në një instrument të rëndësishëm të kësaj gare, përmes dizenjimit të projektit të detajuar dhe të ndërtimit të veprës. Kjo është një vepër, e cila do të ndërtohet me fonde të Qeverisë Shqiptare, duke u mbështetur tek partnerët tanë financiarë, po përmend BERZH-in, i cili është ofruar për t’a financuar këtë projekt, duke qenë se dhe bashkëpunimi me ËBIF, financuese e studimit të fizibilitetit, është një paketë, që ata zakonisht operojnë së bashku”, u shpreh Balluku.

Megjithatë, sipas ministres, ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nuk do të jetë vetëm një lajm i mirë për sistemin energjetik shqiptar, por do të jetë një lajm i mirë për të gjithë ekonominë shqiptare.

Drejtori i KESH, Benet Beci, ka bërë një pasqyrim të detajeve teknike, sa i takon projektit dhe impaktit që ai pritet të ketë në sistemin energjetik shqiptar.

Të fundit