Flash News

KRYESORE

Prezantuesja e njohur vritet nga bashkëshorti në prani të djalit 9-vjeçar

Prezantuesja televizive Zhanna Veber, e cila punonte për kanalin televiziv Laba Tv, u gjet pajetë në banesën e saj në rajonin e Krasnodar, Rusi.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar nga policia. Sipas mediave lokale, 29-vjeçarja dyshohet të jetë vrarë në sy të djalit të saj 9-vjeçar Dmitry.

E përditshmja britanike “The Independent” shkruan se ende nuk ka një qëndrim zyrtar për vdekjen e saj. Mediat vendase kanë dhënë versione të ndryshme për mënyrën si është vrarë e reja, megjithatë ajo dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.

Veber mësohet se prej 2 vitesh jetonte e ndarë nga bashkëshorti i saj Anatoly Leotikov dhe dyshohet se shkak për vrasjen është bërë konflikti për kujdestarinë e fëmijës. 

Të fundit