Flash News

KRYESORE

Prezenca e OSBE në Tiranë për protestuesit: Bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi

Prezenca e OSBE në Tiranë për protestuesit: Bëjmë

Prezenca e OSBE-së në Tiranë është shprehur se dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. OSBE bën me dije se po monitoron situatën me shqetësim dhe bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.

“Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë.

Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta”, thekson OSBE.

Të fundit