Flash News

KRYESORE

Prifti katolik denoncoi mungesën e energjisë elektrike në shkollën e Oroshit, ministria i jep të drejtë

Prifti katolik denoncoi mungesën e energjisë elektrike në

Javën e kaluar, prifti Dom Genci i fshatit Orosh të Mirditës, ngriti si shqetësim mungesën e energjisë elektrike në shkollën e Oroshit. Këtë shqetësimi ai e shprehu gjatë forumit të sigurisë publike që u mbajt në Lezhë, në prani të ministrit Xhafaj dhe ambasadores Vlahutin.

Ditën e stome, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka bërë verifikimet në terren duke konstatuar të drejtë problematikën e ngritur.

Për këtë ngjarje, Ministria thotë se ka nisur procedimin disiplinor me motivacionin “Mospërmbushja e detyrave, mosmarrja e masave për situatën e krijuar nga mungesa e energjisë elektrike për një periudhë të gjatë në shkollën Orosh, që ka cenuar mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ndaj Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës dhe Drejtorit të Zyrës Arsimore të Mirditës.

Të fundit