Flash News

KRYESORE

Prifti katolik reagon pas videos: Nuk e prisja nga ty Andi Lila

Prifti katolik reagon pas videos: Nuk e prisja nga ty Andi Lila

Prifti katolik i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Agustin Bardhi, ka kritikuar talljen që sipas tij futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila, bëri ndaj të krishterëve orthodoksë.

Një video e shpërndarë nga imami Ahmed Kalaja ku janë të përfshirë dhe lojtarët e kombëtares Andi Lila dhe Armando Sadiku po bën xhiron nëpër portale, ku cilësohet si një video skandaloze dhe tallje kundër besimit orthodoks.

Dom Agustin Bardhi e ka këshilluar futbollistin Lila që në vend që të tallej duhet të respektonte ritet fetare të besimit orthodhoks. Ndërkohë ka deklaruar se ai është me çunat e kombëtares dhe i uron atyre fitore.

Ja reagimi i plotë i Dom Agustin Bardhit:

Nuk e prisja nje gje te tille nga Andi Lila! Me vjen shume keq per talljen e bashke-vellezerve te krishter ortodoks.

Gjithsesi ska gje, do te kete gjithmone njerez qe do te na tallin e do te na levdojne. Po nuk ke pse çuditesh more Andi me bekimin me uje, eshte nje rit krejt normal per "boten e Krishtere" e as me puthjen e unazes Ipeshkvore. Kishte mjaftuar t'i refuzoje nese nuk te pelqenin, edhe mund t'i kishe respektuar pa patur nevoje per tallje...

Gjithsesi une jam me ju, e shpresoj fort qe te fitoni e ta nderoni ate Flamur te Gjergj Kastriotit qe une e dua shume, qe nuk e pati kurr problem bekimin me uje...

Me vjen keq per ate femije qe eshte me ju, qe do rritet me kete "humor burgu" ai meriton patjeter me shume e me mire se kaq.

Nejse, gjithmone fajet i ka regjia ne keto raste!

Forca djema, na nderoni me fitore.

 

Të fundit