Flash News

KRYESORE

Princesha Sofia e Suedisë shmang ‘detyrimet’ mbretërore, nis punën në spital

Princeshë Sofia e Suedisë, ka vendosur që të jetë në ballë të luftës kundër koronavirusit, duke iu bashkuar ekipit në vijën ë parë në shtetin skandinav.

35-vjeçarja që është martuar me princin Carl Philip, ka bërë një kurs mjekësor në Universitetin Sophiahemmet në Stokholm, ku ajo është anëtare nderi.

Universiteti Sophiahemmet po trajnon deri në 80 njerëz në javë për të ndihmuar në ndarjen e barrës së rëndë të vendosur për mjekët dhe punonjësit e mjekësisë në vend.

Drejtoresha e Departamentit të Informacionit dhe Shtypit, në Gjykatën Mbretërore, Margaretha Thorgren tha se princesha dëshiron të japë një kontribut vullnetar në kujdesin shëndetësor.

Të fundit