Flash News

KRYESORE

Princesha tajlandeze thyen rregullat, kandidon për kryeministre

Princesha tajlandeze thyen rregullat, kandidon për kryeministre

Princesha tajlandeze Ubolratana Mahidol do të kandidojë për postin e kryeministrit duke thyer rregullin mbretëror pasi anëtarët e familjen mbretërore duhet të qëndrojnë jashtë politikës.

Princesha Ubolratana Mahidol do të jetë në aleancë me partinë e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, sipas dokumenteve të regjistrimit.

Zgjedhjet në Tajlandë janë planifikuar të mbahen më 24 mars dhe po shihen si mundësia e parë e Tajlandës për t’u kthyer në një vend demokratik pas pesë vitesh nën sundim ushtarak.

Princesha Ubolratana Rajakanya Sirivadhana Barnavadi ka lindur në vitin 1951 dhe është fëmija më i madh i  mbretit të ndjerë të Tajlandës, Bhumibol Adulyadej.

Princesha ka tre fëmijë, një prej të cilëve vdiq në cunamin e vitit 2004. Dy të tjerët jetojnë me të në Tajlandë. Princesha është regjistruar në partinë Raksa Chart që është besnike e familjes Shinaëatra dhe ka dominuar politikën tajlandeze prej vitesh.

Kryeministri aktual i vendit Prayuth Chan-ocha, gjithashtu njoftoi të premten se ai do të kandidojë për postin në zgjedhjet që do mbahen.

Shefi i ushtrisë, i cili mori pushtetin në një grusht ushtarak në vitin 2014, do të kandidojë për partinë pro-ushtarake Palang Pracharat.

Të fundit