Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Princeshë Beatrice ngeli 3 javë pa emër, sepse mbretëreshës nuk i pëlqeu
Për të gjithë ju që nuk e njihni, kjo ëhstë Princesha Beatrice! Me emrin mbretëror: Princesha Beatrice Elizabeth Mary Mountbatten-Windsor e York, mbesa e Mbretëreshës Elizabeth.
Por po të mos ishte për Madhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeth II, Princeshë Beatrice do kishte emër tjetër sot.
Sipas "The Express", fillimisht për Beatrice-n u mendua të quhej Annabel, që në fakt tingëllon një emër shumë mbretëror. Por Mbretëresha Elizabeth nuk ishte aspak dakord që mbesa e saj të quhej Annabel. Në vend të kësaj, mendohet se Mbretëresha dhe prindërit e rinj u pajtuan për Beatrice, një emër me lidhje të forta historike me Familjen Mbretërore.
Ndërsa prindërit mbretërorë lejohen t`u vendosin emrat fëmijëve e tyre, dihet që Mbretëresha ka fjalën e fundit në emrat mbretëror të bebeve. Mbretëresha është shumë e përfshirë kur bëhet fjalë për të mirëpritur ardhjet e reja mbretërore, dhe është e para që informohet kur lind një fëmijë mbretëror.
Komentatorja mbretërore Kate Ëilliams shpjegoi në një intervistë me CNN se si Mbretëresha ka fjalën e fundit në emrat mbretëror të bebeve.
Zonja Williams tha: “Mbretëresha ka fuqinë të thotë se cili është titulli i tyre. Por në rastin e emrave, është më shumë një bisedë joformale.
Ajo shtoi: "Sigurisht që ata kanë një respekt të tillë për Mbretëreshën saqë nëse thotë:" Unë me të vërtetë nuk e pëlqej atë emër ", ata patjetër që do ta marrin parasysh këtë gjë."
Në përgjithësi, përzgjedhjet e para nga ana e anëtarëve të familjes mbretërore miratohen në raundin e parë. Sidoqoftë, sipas The Sun, Mbretëresha nuk e aprovoi zgjedhjen e emrit të Dukës dhe Dukeshës së Jorkut për të sapolindurën e tyre, që sot është Princeshë Beatrice.
Edhe pse nuk u konfirmua kurrë, mendohet se Princesha Beatrice u emërua pas fëmijës më të vogël të Mbretëreshës Victoria, gjithashtu Princesha Beatrice.