Flash News

KRYESORE

Princeshë Charlotte vetëm 2 vjeçe dhe flet dy gjuhë

Është padyshim një nga fëmijët më të famshëm në botë dhe shumë e ëmbël. Princeshë Charlotte është vajza e Princit William dhe Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton.  Një muaj më parë princesha e vogël e familjes ka nisur kopshtin.

Kujdestarët e saj e kanë përshkruar princeshën e vogël si një vajzë të sjellshme dhe shumë të ëmbël. Charlotte edhe pse vetëm 2 vjeçe flet shumë mirë përveç anglishtes edhe një gjuhë tjetër. Princesha Charlote flet edhe spanjishten dhe kjo sepse është ndikuar nga dadoja e saj e cila është spanjolle.

Edhe princi i vogël George, di të numërojë deri në 10 në spanjisht. Dy fëmijët e princit William dhe Dukeshës Kate duken mjaft të zgjuar që tani që janë kaq të vegjël.

Të fundit