Flash News

KRYESORE

Princi Charles rezulton pozitiv pas testimit për Covid-19

Princi Charles rezulton pozitiv pas testimit për Covid-19

Princi Charles ka rezultuar pozitiv pas testimit për Covid-19.

Zyra e Princit të Uellsit, Clarence House, ka lëshuar një deklaratë ku thuhet: "Princi ka shfaqur simptoma të buta dhe është në gjendje të mirë aktualisht”.

Gruaja e 71-vjeçarit, Camilla është testuar, por rezultoi e paprekur. Të dy, Princi Charles dhe Camilla janë izoluar në shtëpinë e tyre në Skoci.

Nëna e tij, Mbretëresha, tashmë është larguar nga Londra për të qendruar në Kalanë Ëindsor, siç thuhet pasi një ndihmës në Pallatin Buckingham shfaqi simptoma.

Edhe dukesha e u testua gjithashtu, por rezultoi negative. Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha tani janë izoluar në shtëpi në Skoci.

Të fundit